Sapo të jetë gati ndërtesa e re komunale në Vushtrri, do të nisë ndërtimi i sheshit.
E ky i fundit do të mbajë emrin e ish ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në ekzil, Ahmet Krasniqi, dhe do të jetë pjesë e Qendrës Historike të qytetit.
Propozimi i kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri po mbështetët nga qytetarët, të cilët lartësojnë veprën e Krasniqit.