Radiotelevizioni i Kosovës ka publikuar një shkrim në portalin e vet një shkrim ku citohet një “zyrtar i BIA” serbe e që sipas tij nesër do të hedhet gaz lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për demarkacionin. Sipas RTK’së zyrtari i BIA’s është Bojan Dimic i cili sipas këtij televizioni “ka një urrejtje patologjike për HashimThaçin dhe Kadri Veselin”. Më poshtë mund ta lexoni të plotë artikullin.
Bojan Dimiqi, një nga udhëheqësit e BIA-s (Shërbimi Sekret Serb) i ka thënë një shokut të tij virtual në “Facebook” se ka marrë informacion se këtë të martë në Kuvendin e Kosovës do të hidhet prapë gazlotsjellës në mënyrë që të pengohet votimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
Burimi që i ka dhënë RTK-së këtë informatë dëshiron që të mbetet anonim, sepse në të kundërtën do të rrezikohet jeta e tij.
Kurse sipas hulumtimeve që RTK ka bërë, Bojan Dimiqi është një profil i lartë i udhëheqëseve në BIA dhe merret me Kosovën. Ai ka lindur në Prishtinë dhe ka një urrejtje patologjike për HashimThaçin dhe Kadri Veselin. Madje në një nga postimet e tij, Dimiqi ia uron helmin edhe dy liderëve më të lartë të Republikës së Kosovës. Siç shihet në foto-montazhën e postuar, Dimiqi e ka renditur Thaçin e Veselin së bashku me ushtarakun kroat, Slobodan Pralak, i cili kishte pirë helmin në ditën e aktgjykimit në Hagë.
Përndryshe RTK gjithashtu ka vërejtur se shumë nga shokët në “Facebook”, të Bojan Dimiqit janë shqiptarë nga Kosova, por edhe të atillë që jetojnë në Serbi.
Bojan Dimiq, udhëheqës i lartë i Shërbimit Sekret Serb BIA, viziton Kosovën shpesh, gjë që e dëshmojnë edhe këto fotografi, si në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku postoi foto live nga Mitrovica Veriore. Së fundi, ai ka qenë në Kosovë së bashku me Vuçiqin, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Dimiqi është njëri nga udhëheqësit e Klubit Futbollistik Crvena Zvdeza, që njihet si çerdhe e narkomanëve dhe menaxhohet tradicionalisht nga shërbimet sekrete të sigurisë.