
Shërbimi Sekret Amerikan ka rritur masat e sigurisë ndaj Joe Biden, pasi pritet që ai të jetë fituesi i zgjedhjeve në SHBA.
Mediat e huaja raportojnë se agjentë të shumtë janë dërguar në Uashington duke ngritur një rreth sigurie për Biden, që siç duket edhe nga ecuria e numërimit të votave do të jetë presidenti i ardhshëm.
Burimet i thanë ‘Washington Post’ se masat janë marrë me qëllim shmangien e çdo rreziku ndaj Biden, i cili në ditët në vijim pritet të mbajë edhe fjalimin e fitores.