
Legjenda botërore e basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Calabasas të Kalifornisë këtë të diel.
TMZ raportoi se Bryant ishte në helikopterin privat të tij së bashku me tre persona të tjerë në bord, kur helikopteri filloi të rrëzohej, transmeton GazetaProjekti.
Shumë miq tashmë kanë nisur të shprehin ngushëllime ku nuk kanë munguar edhe shumë personalitete botërore, e njëri prej miqëve më të mirë të tij, shaquille o’neal, ka shkruar se është shumë i mërzitur në këto momente, ” Nuk kam fjalë ti përshkruaj këto momente për humbjen tende, miku im, vëllau im, njeriu i fitoreve të mëdha, do të dua dhe do të më mungosh”, ka shkruar Shek.