
Jemi në prag të fillimit të vitit shkollor në Kosovë ku të gjitha familjet angazhohen që fëmijet e tyre të paisen me artikujt e konsideruar të paisjeve për mësim, por në mesin tonë ka edhe familjar të cilet kushtet ekonomike ia pamundësojnë një gjë të tillë. Por, për këtë kategori është përkujdesur një qytetar nga Podujeva, Driton Hyseni i cili është edhe emër i respektuar në Aeroportin “Adem Jashari”,i cili ka jap një shembull të shkëlqyer, shkruan Gazeta Projekti.
Ai, ka bërë thirrje se ndonjë familje me kushte të vështira ekonomike të cilët nuk kanë mundësi financiare mund ta kontakojnë atë dhe si rezultat, Dritoni do të kujdeset që fëmijet e familjes në nevojë brenda javës të marrin të gjithë materialin shkollor.
Kjo është thirrja e tij publike
Miq, kushdo që e din se ka familje me kushte të vështira ekonomike e që ju duhen materiale shkollore per fëmijët, ju lutem të më shkruani privat dhe gjatë javës që vjen ua përcjellim materialet shkollore deri në adresën e kontaktin që e dërgoni.
Suksese e urime viti shkollor për të gjithë nxënësit!