970×90
970×90
970×90
970×90

Shehu: Qeverisja e kaluar nuk e bëri, ne i vendosem tabelat me emrat e rrugëve

Shehu: Qeverisja e kaluar nuk e bëri, ne i vendosem tabelat me emrat e rrugëve

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu njofton se ka filluar vendosja e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në komunë.

Ai akuzon qeverisjen e kaluar se nuk e ka bërë këtë gjë, derisa pohon se premtimi i tyre elektoral po mbahet.

Tutje ai thekson se për herë të pare në Komunën e Junikut çdo familje do të ketë adresën e vet të vendosur përmes hartave elektronike dhe gjeoportal.
“Siç jeni në dijeni, qeverisja e kaluar në vitin 2019 i ka përcaktuar emrat e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Sidoqoftë tabelat me këto emërtime asnjëherë nuk janë vendosur në rrugët përkatëse.

Prandaj ne kemi filluar me vendosjen e tabelave me emërtimet e të gjitha rrugëve në Komunën e Junikut. Së shpejti do të fillojmë edhe me vendosjen e numrave të shtëpive/banesave. Në këtë mënyrë po përmbushim edhe një tjetër premtim elektoral. Por më e rëndësishme se kaq, për herë të parë në Komunën e Junikut çdo familje do të ketë adresën e vet (emrin e rrugës dhe numrin e vendbanimit) të vendosur përmes hartave elektronike dhe gjeoportal”.

Për realizimin e këtij projekti, Shehu falënderon Agjencinë Kadastrale të Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë./Indeksonline/

Related posts