970×90
970×90

Shehu: Punë, jo statuse, Juniku po ecën përpara

Shehu: Punë, jo statuse, Juniku po ecën përpara

Një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës së Junikut, rruga Junik–Restavic, është tashmë duke u asfaltuar, shkruan Gazeta Projekti.

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi publik në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e këtij investimi, duke bërë dallimin mes atyre që kujtojnë të shkuarën me nostalgji dhe atyre që ndërtojnë të ardhmen me punë:

“Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe kujtime nga arkiva. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot.” u shpreh ai. 

Statusi i plotës:

Të nderuar qytetarë,

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës sonë.

Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe “kujtime nga arkiva”. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot, jo kujtimeve të dikujt dje.

Rruga Junik–Restavic po merr pamjen që e meriton, jo për të bërë foto elektorale, por për të përmirësuar jetën e njerëzve të kësaj ane, të cilët për shumë kohë janë harruar nga ata që sot kujtohen vetëm për “kritikë”.

Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve!

Faleminderit qytetarëve për durimin dhe mbështetjen, si dhe të tjerëve për frymëzimin që po na japin çdo ditë!

Rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas.

R.Sh

Related posts