
Hoxhë Shefqet Krasniqi gjatë një intervistë të tij ka thënë se gruaja duhet të i’a ngjesh burrit të vet këmbët dhe se duhet t’i qes qajë. Ai madje ka thënë se gruaja nuk merret që të shikojë seriala, por që t’i shërbejë burrit rreth këtyre punëve.
Në një emision i cili është i publikuar në Youtube, hoxhë Shefqet Krasniqi është përgjigjur ndaj një pyetjes që një qytetar e ka shtruar për të.
Qytetari e ka pyetur se a është gjynah nëse ai e rreh gruan, pasi që kur ai vjen nga puna i lodhur dhe i rraskapitur, gruaja nuk lëviz fare nga vendi.
Krasniqi është përgjigjur duke e kritikuar gruan, pasi ka thënë se gruaja është ajo që duhet t’i rrijë burrit gati dhe të ja bëj gati ushqimin dhe gjërat tjera para se ai të vije prej punës.
”Gruaja duhet mja dit tabijatet burrit. Me ja ba gati çajin e buken. Për çka merret gruja? Për seriale s’merret”, thotë hoxha Shefqet Krasniqi.
Tutje ai ka thënë se nuk është zgjidhje nëse e rrah gruan dhe nëse ajo nuk dëgjon prapë, duhet të shikojë të gjejë një tjetër.
Më poshtë një pjesë e shkëputur nga intervista e tij.