Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, pritet që sot ta vizitojë Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.
“John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, njofton Ambasada në Twitter.
Jovanoviq u emërua shef i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe shefit të DFC-së, Adam Boheler.