
Qalaj ndihet rehat me nivelin e Policisë së Kosovës, ndërsa thotë se dështimi në anëtarësim nuk ka të bëjë me Policisë, por kryekëput me politikën.
“Nuk ka të bëjë asgjë me punën e Policisë, por me politikën ose më mirë të them me gjeopolitikën”, ka thënë Qalaj, transmeton Gazeta Express.
Qalaj nga Dubai ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ka thënë se me secilin përfaqësues të shteteve që kanë folur, ata u kanë thënë se “ende nuk kemi qëndrim politik”.
Krejt në fund Qalaj thotë se nuk janë të dëshpëruar dhe se do të provohet edhe vitin tjetër anëtarësimi. Po ashtu, ai tregon se me mospranimin e Kosovës ka humbur INTERPOL-i, pasi që është edhe në interes të organizatës ndërkombëtare që Policia e Kosovës t’i bashkohet.
“Nuk na dëshpëron. Policia e Kosovës do të jetë pjesë e INTERPOL-it. Nuk ka humbur Policia e Kosovës, ka humbur INTERPOL-i”, është shprehur shefi i Policisë.