970×90
970×90

Shefi i kabinetit të Veliut ‘godet’ Vjosa Osmanin për dialogun: Po përzihet ku s’e ka vendin

Shefi i kabinetit të Veliut ‘godet’ Vjosa Osmanin për dialogun: Po përzihet ku s’e ka vendin

Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu i ka reaguar ashpër u.d të presidentit, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se Osmani më herët e kishte gojën plot se kryeministri ishte competent për dialogun, dhe jo presidenti, shkruan lajmi.net.

Ndërsa tani, sipas tij ajo po përzihet aty ku nuk e ka vendin.

“Ndoshta fajet i ka karriga ende e nxehtë e Hashim Thaçit!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kjo “ushtruesja” e kishte më herët gojën plot se Kryeministri e jo Presidenti ishte kompetent per dialogun … e tani, edhe pas vendimit te qartë të Gjykatës Kushtetuese, po “përzien” aty ku nuk e ka vendin. Ndoshta fajet i ka karriga ende e nxehtë e Hashim Thaçit!.

Related posts