970×90
970×90
970×90
970×90

Shefi i AKI-së, injoron Kuvendin pret raportin e Kryeministrit

Shefi i AKI-së, injoron Kuvendin pret raportin e Kryeministrit

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi, nuk ka ardhur për të raportuar në komisionin parlamentar që mbikëqyr punën e kësaj Agjencie
Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu, tha se kjo agjenci u ka dërguar një njoftim në të cilin thuhet se raportimi para komisionit mund të bëhet pasi të përpilohet raporti i inspektoratit të AKI-së, të cilin e ka kërkuar kryeministri Haradinaj.

“Edhe pse është paralajmëruar se do të vijë dikush nga AKI-ja. Ne kemi dërguar tri ftesa drejtorit dhe zëvendësit për të marrë informacionet e duhura për ngjarjen që ka ndodhur. Edhe sot në përpjekjen e tretë nuk kemi marrë përgjigje pozitive”. Ajo më pas ka lexuar njoftimi i marrë nga AKI-ja, ku thuhet: “Ju njoftoj se kryeministri ka kërkuar nga inspektori i përgjithshëm një raport lidhur me ngjarjen. Me mirësjellje kërkojmë të shtyhet raportimi deri të dalë raporti i inspektoratit të AKI-së”.

Related posts