970×90
970×90
970×90
970×90

Shefi i AKI-së ia konfirmon dorëheqjen Haradinajt

Shefi i AKI-së ia konfirmon dorëheqjen Haradinajt

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Dorëheqja e Gashit vjen pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për lirimin nga detyra e shefit të AKI-së si dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë.

Related posts