Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump ka thënë se i ka tërhequr vërejtjen homologut të tij rus në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet në Amerikë në nëntor.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Donald Trump, John Bolton, ka thënë se i ka tërhequr vërejtjen homologut të tij rus në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet në Amerikë në nëntor, shkruan reuters, transmeton gazetametro.net
John Bolton, duke folur pas një takimi në Gjenevë me Nikolai Patrushev, tha se çështja ndërhyrjes ka parandaluar një deklaratë të përbashkët finale nga të dyja anët.
‘’Isha i qartë që nuk do të tolerohet ndërhyrja në zgjedhje më 2018 dhe jemi të përgatitur të marrim hapat e nevojshëm për të parandaluar që të ndodh’’, tha Bolton.