Premtimi i Donald Trumpit u realizua. Tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën hapin historik duke zhvendosur ambasadën e tyre nga Tel Avivi ne Jerusalem.
Mes vrasjeve të palestinezëve, prezencës së Ivanka Trumpit dhe burrit të saj, SHBA zyrtarisht hapi ambasadën në Jerusalem, duke e njohur kështu qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit.
Departamenti Amerikan i Shtetit edhe zyrtarisht ka njoftuar se tashmë Ambasada e supërfuqisë botërore është bartur nga kryeqyteti i Izraelit në Jerusalem.
Zhvendosja e Ambasadës u shoqërua me trazira në Jerusalem.Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,800 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës derisa po bëhej inaugurimi i ambasadës nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në prezenecës e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner. /Express/Gazeta Projekti/