Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo është takuar dje me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pas takimit të përbashkët, Pompeo ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të shfuqizojnë vendimin për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Pas kësaj kërkese, në Qeverinë e Kosovës thonë se ky vendim do të rishikohet atëherë kur të reflektohet në arsyet që e kanë sjellë vendimin.
“Vendimi për 100 për qindëshin rishikohet vetëm atëherë kur reflektohet në arsyet që e kanë pru këtë vendim”, ka thënë këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj Serbisë është marrë në mbledhjen e fundit më 21 nëntor.
Kujtojmë se edhe Bashkimi Evropian ka kundërshtuar këtë vendim të Qeverisë dhe ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme.
Ndërkohë serbët e Mitrovicës së veriut sot mbajtën një protestë në kundërshtim të këtij vendimi.