Gjykata është duke shqyrtuar përndjekjen e shërbyesve amerikanë nën dyshimet për abuzim të të burgosurve në Afganistan.
Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se SHBA do të bëjë gjithçka të mundur “për t’i mbrojtur qytetarët e saj”.
“Nëse gjykata na ndjek, ne nuk do të rrimë të heshtur”, tha Bolton.
SHBA është në mesin e dhjetëra vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar në vitin 2002.
Gjykata heton dhe sjell para drejtësisë njerëzit përgjegjës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke ndërhyrë kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do t’i ndjekin penalisht.
Gjykatësit dhe prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të ndalohen të hyjnë në SHBA dhe fondet e tyre në SHBA do të sanksionohen, paralajmëroi Bolton.
Në nëntor të vitit të kaluar, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, ka bërë thirrje për hetime të krimeve të dyshuara të luftës në Afganistan.
Ajo ka thënë se ka “bazë të arsyeshme për të besuar” se krimet e tilla janë kryer.
Autorët e supozuar të mundshëm përfshijnë CIA-n, forcat talibane dhe ato afgane.