970×90
970×90
970×90
970×90

ShBA-ja ndihmon personelin shëndetësor në Kosovë me pajisje mbrojtëse profesionale

ShBA-ja ndihmon personelin shëndetësor në Kosovë me pajisje mbrojtëse profesionale

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të enjten një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 – maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të ShBA.

Donacioni është dorëzuar nga majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, dr. Arsim Qavdarbasha.

Donacioni është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSh-në dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19.

MSh-ja ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin dhe mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Related posts