970×90
970×90

SHBA i kërkon qeverisë heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

SHBA i kërkon qeverisë heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar edhe njëherë Qeverisë Haradinaj që ta bëjnë pezullimin e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovina, kjo kërkesë sipas tyre vjen pasi shteti i Kosovës po synon që të arrij një marrëveshje finale me Serbinë, andaj një veprim i tillë nga Kosova në këto momente të rëndësishme nuk po i jep shans arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada amerikane në Prishtinë ju ka bërë me dije edhe njëherë shtetit të Kosovës se nuk ka ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe, pasi në këto momente po synohet që t’i jepet vulë marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Një kusht dhe prioritet do ta ketë Qeveria Haradinaj gjatë këtyre muajve, ajo do të jetë heqja e taksës 100 % për produktet serbe, pasi kjo është një kërkesë e qartë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për “Koha Ditore”.

Kujtojmë se taksa e ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovina është vendosur me 21 nëntor të vitit 2018, kjo bëri që reagime të shumta të ketë në drejtim të Kosovës, si nga këto dy shtete, por edhe nga BE’ja dhe vendet mike të Kosovës.

Related posts