Kompania e autobsëve ‘Sharr Travel’ ka reaguar kas vdekjes së dy puntorëve të saj.
Përmes një postimi në fb, kjo kompani ka shprehur pikëllimin për humbjen e dy djemëve, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni, pas një fatkeqesie.
‘Me pikëllim të thell ju njoftojm që dy puntorët e agjensisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kan ndërruar jetë pas një fatkeqesie . Ngushllime për familjet , miqtë dhe stafin ,’ ka shkruar kjo kompani në facebook.
Ndërkohë, ende nuk janë të qartësuara detaje e kësaj fatkeqësie, por thuhet se gjatë shkëmbimit të disa gjërav nga një autobusë në tjetrin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, të rinjtë kanë rënë në humnerë.
Ndërkohë, pokuroria ka konstatuar se ata dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë.
Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dal nga autobusët”, thuhet në njoftimin e Policisë./