
Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që i ndihmoi Zvicrës me dy gola të mrekullueshme ta mundë 3:1 Turqinë në një ndeshje jetike për shpresat e helvetikëve për të mbetur në Euro 2020, duke bërë shaka se nuk e dinte se kishte një këmbë të djathtë vrastare.
Sulmuesi shqiptar i shënoi dy gola dhe i krijoi dy mundësi të tjera për t’i ndihmuar Zvicrës ta arrijë fitoren e parë në këtë turne, e cila ia mban asaj gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve.
Zvicra përfundoi në vendin e tretë me pikë të barabarta me Uellsin, por kjo e fundit u kualifikuar direkt falë goldallimit më të mirë. Prandaj, Zvicra shpreson se do të jetë njëra prej katër skuadrave nga gjashtë grupe që kualifikohen nga pozita e tretë.
Pas dy paraqitjeve të zbehta në barazimin me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe në humbjen kundër Italisë, ishte koha e fundit që Shaqiri të dilte në skenë për Zvicrën.
Ai e bëri këtë atëherë kur iu desh më së shumti zviceranëve, duke shënuar dhe krijuar për 75 minuta lojë në fushë.
Shaqiri shënoi gol spektakolar me këmbën e tij të dobët, të djathtë, nga rreth 20 metra lartësi, në minutën e 26-të, para se të realizonte për herë të dytë në këtë takim në minutën e 68-të.