970×90
970×90

Shansi tjetër për Kosovën në Mars përmes Ligës së Kombëve

Shansi tjetër për Kosovën në Mars përmes Ligës së Kombëve


Kosova ka humbur 2 me 1 ndeshjen vendimtare me Çekinë në Grupin A të për të humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta.

Në tabelë, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia dhe Çekia janë ekipet që kanë siguruar kualifikimin.

Të dielën, në “Fadil Vokrri” Kosova pret Anglinë në xhiron e fundit të Grupit A.

Pavarësisht këtij eliminimi, Kosova ka një shans tjetër për kualifikim në “Euro 2020”.

Kjo përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D.

Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji.

Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”.

Related posts