970×90
970×90
970×90
970×90

Shala takon mërgimtarët e Suharekës

Shala takon mërgimtarët e Suharekës

Dr. Ardian Shala kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës ka zhvilluar një takim me mërgimtarët e kësaj ane, shkruan Gazeta Projekti.

 

Ai, ka folur për prograkin politik të LDK-së dhe platformën “Rruga e Re”.

 

Lajmi i plotë: 

 

Një atmosferë miqësore e vëllazërore me mërgimtarë të Komunës sonë. Diskutuam për shumë gjëra. Për kontributin e mërgatës, për investimet, për krijimin e perspektives në atdhe.
Diskutuam për sfidat me të cilat po përballemi si shoqëri. Shpalosëm pjesë nga programi jonë politik “Rruga e Re” si alternativë e vetme e zhvillimit e përparimit.

Përvojën e tyre të madhe jetësore në mërgatë veç tjerash e manifestuan edhe përmes vërejtjeve dhe kritikave që ata patën për pushtetin aktual komunal.
Shqetësimi i tyre bazë është dëmtimi i shpejtë i rrugëve të shtruara në këto 6-7 vitet e fundit në Komunën e Suharekës. Kuantiteti pa kualitet apo sasia pa cilësi ka dëmtuar rëndë infrastrukturën, buxhetin dhe ekonominë e komunës sonë. Pasojat e të cilës po i paguajmë ne si taksapagues.

Mërgimtarët na inkurajuan me përkrahjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës, na inkurajuan ta kthejmë Kosovën dhe Suharekën në duar të sigurta, në duart e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si trashëgimtare e vërtetë e politikës së Ibrahim Rugovës. Sepse vetëm me fitoren e LDK-së si parti e djathtë e me bagazh të fuqishëm intelektual, patriotik e shtetformues, si në nivel lokal e nivel nacional mund të investojmë lirshëm në atdhe.

Kontaktet tona me mërgimtarë po i forcojmë e konsolidojmë çdo ditë e mé tepër. Do të vazhdojmë edhe më tutje me takime dhe tema me interes të përbashkët.

Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj edhe aktivistët e devotshëm të LDK-së në Zvicërr, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim:
Ahmet Kosumi, Rexhep Karakushi, Naser Jelliqi
Nazim Morina, Agron Sokoli e Rexhë Kolgeci.

Related posts