Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala është takuar me miq dhe veteranë partisë, për të cilët ka thënë se mbajtën mbi supe vlerat e PDK-së dhe institucioneve shtetërore.
Ai ka thënë se me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, po punojnë për të forcuar shtetin e Kosovës.
“Bashkë me vizionin dhe përkushtimin e kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, po punojmë për të forcuar shtetin, për të mbrojtur të arriturat tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës”, ka thënë Shala.