
Albulena Haxhiu të hënën përmes një postimi në Facebookk e ka paralajmëru një qytetar me emrin Korab Blakaj se do ta raportojë në Polici.
Kjo pasi Blakaj kishte ironizuar me Haxhiun, pasi kjo e kishte treguar një ngjarje sesi një prind ka shkuar në zyrën e saj për t’i treguar rreth tentim dhunimit të vajzës së tij 14 vjeçare.
Më pas ka reaguar Haxhiu ndaj Blakajt.
Pas kësaj, qytetari që jeton në Vjenë ka postuar disa mesazhe që përmbajnë gjuhë fyese dhe ofenduar.
“Me ju nuk merrem, më mësuesin tuaj të shkollës politike po”, ka shkruar Blakaj në Facebook.