970×90
970×90

Sfida kundër Interin, Reali fton këta lojtar

Sfida kundër Interin, Reali fton këta lojtar

Real Madridi do të përballet në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me Interin.


Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin Alfredo di Stefano me dy skuadrat që kërkojnë tri pikë e para.

Interi aktualisht ka dy barazime në Grupin B dhe gjendet në vendin e tretë, derisa Real Madridi në të katërtin me një barazim dhe një humbje.

Për këtë sfidë, Zinedine Zidane do të jetë pa lojtarët si Dani Carvajal, Nacho e Martin Odegaard që janë të lënduar, derisa Eder Militao është i infektuar me coronavirus.

Në dyshime janë Lucas Vazquez dhe Alvaro Odriozola që ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet që kishin.

Më poshtë mund të shikoni listën e Real Madridit me 21 lojtarë të ftuar:

Portier: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtja: Ramos, Varane, Marcelo, Mendy, Santos

Mesfusha: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Isco

Sulmi: Hazard, Benzema, Asensio, Vazquez, Jovic, Vinicius, Mariano, Rodrygo.

Related posts