Robin Krasniqi, boksieri i njohur kosovar kohëve të fundit është shumë aktiv nëpër rrjetet sociale
Pasi që pozoi me Veshje kombëtare bashkë me gruan e tij, modelen Heidi Lushtaku, Krasniqi ka zgjedhur që të sfidojë të tjerët edhe me një fotografi.
Ai ka postuar një foto ku shihet me një kapelë të kuqe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para 20 viteve, ku ende ishte një djalë i vogël nga qyteza e vogël, Juniku.
“20vite sfidë”, ka shkruar Krasniqi.
Një ecuri interesante e kampionit kosovar, i cili pas 20 viteve është emri më i përfolur për boksin në kategori të mesme në Europë./