970×90
970×90

Sezoni turistik në Shqipëri, nis me mbi 50 mijë kosovarë për vikend

Sezoni turistik në Shqipëri, nis me mbi 50 mijë kosovarë për vikend

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, por i studijuar tani mirë edhe nga shumë kosovar, Shqipëria këtë vikendë ka qenë vendi kryesor për të kaluar një pushim të shkurtër. Shkruan Gazeta Projekti.

Vija bregdetare e  Shqipërisë e cila  ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë dhe si duket të gjitha këto plazhe kanë pasë vizitorë të ndryshëm nga Kosova.

Edhe pse ende herët për të filluar një sezonë të nxehtë, kjo nuk i ka penguar shumë kosovar të cilët me numër ishin  këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë.

këta janë shpërndarë në zona të ndryshme të Shqipërisë. 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi në një nga mediet e vendit se ky sezon turistik mund të favorizojë Shqipërinë në raport me vendet e tjera të rajonit për shkak të çmimeve të ulëta.

“Turizmi në Shqipëri është i bazuar shumë tek rajoni, pra tek shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të rajonit, tek ata të cilët vijnë me makinë në Shqipëri. Turizëm që vjen me makinë në Shqipëri, është një e dhënë shumë interesante: mbi 80% e të huajve që vizitojnë Shqipërinë vijnë me makinë, pra nuk do të jenë shumë të lidhur me linjat e avionëve, por do të jetë më e relaksuar hyrja në Shqipëri dhe kjo do mund të na ndihmojë. Kemi një përfitim shumë të madh sepse ne kemi turizmin më të madh gjatë sezonit të verës dhe kjo do të na bëjë që te kemi më shumë shanse të rikuperojmë gjatë sezonit të verës nëse vazhdon kjo skemë e hapjes me faza”, tha Klosi. Përcjell Gazeta Projekti.

 

Atraksion turistik si duket edhe kësaj here vazhdon të jetë Jugu i vendit nga zona, Vlorë, Radhime, Dhermi e deri tek Ishujt Ksamil ku tashmë disa turistë vetëm kanë filluar të qëndrojnë për javë.

“Kam ardhur nga Peja, do qëndroj një javë. Do të rikthehem sërish në verë.”, deklaronë shkurt njëri prej familjarëve nga Peja.

Po ashtu, tashmë edhe rrjetet sociale janë mbushur fotografi nga vendet më të bukura të Shqipërisë, shumë të rinjë i kanë mbushur storyt dhe rrjetet sociale nga vendet e ndryshme ku janë panoramë me ujërat e kristalta të detit Jon dhe Adriatik.

Related posts