Për herën të gjashtë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Në seancën e fundit morën pjesë në votim vetëm 58 deputetë, ndërsa votimi për këtë projektligj ishte bartur për seancën e sotme.
Përmes këtij projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.