Serbia edhe më tutje është duke vazhduar propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Politikanët serbë janë duke vazhduar propagandën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, sot është takuar me ministrin e Sigurisë dhe Sigurisë Publike të Namibisë, Charles Namoloch, dhe temë diskutimi ka qenë Kosova e veçanërisht anëtarësimi i saj në INTERPOL, transmeton lajmi.net.
Siç shkruajnë mediet serbe, në këtë takim Charles Namoloch, i ka konfirmuar Nebojsha Stefanoviqit, se Namibia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta kundërshtojë fuqishëm anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Ndryshe, Namibia gjendet në Afrikën jugperëndimore dhe dallohet nga shkretëtira e Namibit përgjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik.