970×90
970×90

Serbia rreshtohet në anën e Rusisë, vazhdojn reagimet e ashpërs nga BE-ja

Serbia rreshtohet në anën e Rusisë, vazhdojn reagimet e ashpërs nga BE-ja

Parlamenti Evropian shpreh keqardhje të thellë për mospërputhjen e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe thekson se mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së dëmton procesin e pranimit të Serbisë në BE, sipas një projekt-rezolute për Ukrainën që do të votohet gjatë ditës në Parlamentin Evropian. Transmeton Gazeta Projekti.

Projekt-rezoluta për agresionin rus kundër Ukrainës, në të cilën “EURACTIV.rs” kishte akses, përsërit se pritet që vendet kandidate të harmonizohen jo vetëm me acquis communautaire, por edhe me politikën e saj të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Parlamenti Evropian vëren me shqetësim të madh përpjekjet e vazhdueshme të Federatës Ruse për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të penguar proceset e tyre demokratike, thuhet në tekst.

Parlamenti dënon ata që shprehën mbështetje për Rusinë pas agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe vlerëson mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë aleatë euroatlantikë.

Rezoluta dënon ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si dhe përfshirjen e Bjellorusisë, dhe i bën thirrje Moskës të pezullojë menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake, të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake dhe paraushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës.

Nga Rusia kërkohet të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Bashkimi Evropian të hënë përsëri tha se pret që Beogradi zyrtar të respektojë vendimet në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Kështu ka thënë për Radio Free Europe zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim, Ana Pisonero.

“Vendet kandidate, si Serbia, pritet të respektojnë vendimin dhe pozicionin e BE-së për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë,” tha Pisonero për RFE.

Ajo kujtoi deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Giuseppe Borel se “BE duhet të shikojë se çfarë po ndodh me qëndrimet e harmonizimit të vendeve të Ballkanit, kandidatë për në BE” me politikën e jashtme të Bashkimi.

Sipas RFE, edhe zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka konfirmuar se BE-ja pret që të gjitha vendet kandidate të jenë në përputhje me politikën e sanksioneve kundër Rusisë.

Më 22 shkurt, BE-ja filloi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë në tre paketa, madje edhe atëherë tha se Serbia pritet të harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe seancës së Qeverisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia e konsideron shumë të gabuar cenimin e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë edhe Ukrainën”, por se nuk do të imponojë sanksione ndaj Rusisë

Related posts