Shteti serb po vazhdon të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.
Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.
Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.
“ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”
Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.
https://www.youtube.com/watch?v=sbIGGM5vgik