970×90
970×90

Serbët në Brezovicë plaçkitin dhe e dëbojnë nga zyret Federatën e Skitarisë së Kosovës!

Serbët në Brezovicë plaçkitin dhe e dëbojnë nga zyret Federatën e Skitarisë së Kosovës!


Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme

Institucionet paralele në Brezovicë e kanë dëbuar dhe plaçkitur zyrën e Federatës Skitare të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Serbët kanë vepruar pa pëlqimin dhe pa diturinë e Federatës.

Me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës, e cila është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme.

Lajmi është konfirmuar për “Express” nga institucionet sportive të Kosovës.

Çështja e statusit të Brezovicës nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që kohë pas kohe të ndodhin incidente. /Gazeta Express/

Related posts