Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës, pas një mbledhjeje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës, kanë dalë me tri propozime.
Këto janë propozimet e Listës Srpska:
1. Nëse Prishtina nuk është e gatshme që për 3 javë të punojë në Asociacion, atëherë komunat vetë do të fillojnë krijimin e saj siç është paraparë me marrëveshje në Bruksel. Është e qartë se në këtë të punohet qartë pa pasur parasysh vendimet e gjykatës. Andaj nëse sillet Prishtina kështu, do ta konsiderojmë sikurse jo gatishmëri për formimin e Asociacionit.
2. Terrorin e së hënës kërkojmë që të dënohet e përgjegjësit, ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të japin dorëheqje.
3. Thirrje KFOR-it e EULEX-it të punojnë në sigurinë e serbëve sepse e kanë për obligim me mandat. Për çdo prishje të paqes do të konsiderohen përgjegjës.