
Trajneri i njohur i boksit, legjendari Sepp Maurer, vizitoi sot kompaninë ajrore “Euroair-Direct” ku i mirëprit nga drejtori Gëzim Avdija, shkruan Gazeta Projekti.
Vizita e tij u shënuar si një moment frymëzimi dhe pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të promovuar shëndetin dhe aktivitetin fizik në rendësinë e fluturimeve.
Trajneri Maurer, i cili njihet për arritjet e tij në botën e boksit dhe aftësitë e tij botërore, u prit nga ana e drejtorit të kompanisë, Gëzim Avdija i cili është edhe mik i tij personal.
Gjatë vizitës së tij, trajneri Maurer u njoftua me të arriturat e kompanisë dhe shërbimet e saj që i ofron në tregun e aviacionit.
Në takimin e tyre, trajneri Mauer ndau disa këshilla të rëndësishme për të përmirësuar formën fizike dhe rezistencën e sportistëve të fluturimeve, ku kompania “Euroair-Direct” i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme në këtë aspekt.
Vizita e trajnerit të boksit ishte një ngjarje frymëzuese për të gjithë stafin e kompanisë “Euroair-Direct”.
Kujtojmë se sot në ora 14:00, Maurer do ti drejtohet popullit të Kosovës për meqin e Krasniqit i cili pritet të zhvillohet me 5 gusht.