Senzacioni apo fryma e re në politikën globale ka përfshirë edhe zgjedhjet në Shqipëri të cilat mbahen me 25 prill. Shkruan Gazeta Projekti.
E ku jemi këtu, është Ori Nebijaj, gazetarja simpatike e emisionit “Wake Up” në Top – Channel e cila fushatën politike, e ka rikthyer në atraksion dhe ide tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim.
Entuziazimi për përfshirje në ndryshim rreth idesë së politikë bërjes si duket është pika kryesore e Orit e cila vazhdimisht e prezanton në fushatën e saj në rrjetet sociale.
Ajo garon për Tiranën dhe në ekipin politik të Lulzim Bashës është një zë i fuqishëm për erën e ndryshimit në vend.
Me një qasje pozitive në çdo vizitë të cilën e realizon është e mirëpritur nga banorët e zonës ku si duket vendi e shehë arsyen për ndryshim tek një zë të tillë.
Por, çfarë e bënë unike personalitetin e Orit e cila ka vendosë ti futet politikës me PD-në .
“Momenti është që secili të jap pak nga vetja dhe unë besoj në forcën që e përfaqësoj dhe është modeli që e dua”, ishte shprehur Nebijaj gjatë një emisioni te “Opinion”, me Blendi Fevziun. Pra është modeli i ndryshimit që ajo trumbeton që ti mësoj të tjerëve dhe të tejkaloj për rreth vetës frikën e humbje sepse fitorja fillon duke bërë hapin e parë dhe këtë si duket Ori e ka bërë.