970×90
970×90

Senatorja amerikane: Për mua si veterane, ushtria e Kosovës ka shumë rëndësi

Senatorja amerikane: Për mua si veterane, ushtria e Kosovës ka shumë rëndësi

Senatorja amerikane, Joni Ernst, pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje, shkruan lajmi.net.

“Ne duam paqe, ne duam stabilitet midis qeverive. Presidenti Thaçi po punon shumë për këtë. Andaj, natyrisht, e mbështes atë nismë. Ioëa dhe Kosova kanë marrëdhënie të forta dhe të ngushta dhe ne duam të shohim paqe dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e tyre. Sigurisht se e mbështes edhe themelimin e një force të armatosur në Kosovë dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për mua si veterane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kuptoj sesi një shtet duhet të ketë forcat e veta të armatosura, ushtrinë e vet. E kam mbështetur fuqishëm përpjekjen e Kosovës në këtë drejtim”, ka thënë senatorja amerikane pas takimit e cila tregoi se kjo ishte njëra nga temat që diskutoi me presidentin Thaçi.

Senatorja Ernst po ashtu ka bërë të ditur se në takimin me Thaçin është diskutuar edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë.

Sipas saj, është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje mes të dy shteteve.

“Dhe natyrisht se çështja tjetër ishte puna drejt arritjes së marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne, natyrisht se duam që marrëveshja të jetësohet, duam t’u dalim në ndihmë dy shteteve. Edhe një herë, duam të shohim paqe dhe mirëqenie për qytetarët e Kosovës”, ka thënë senatorja Joni Ernst.

Related posts