
Këtë javë ka nisur edhe “Fan Club” ku opinioniste do jetë gazetarja Iva Tiço.
Tiço foli edhe për marrëdhënien e Semi Jaupajt me Donald Veshajn në Big Brother VIP Albania.
Gazetarja ka kritikuar marrëdhënien e Semit ndaj Donaldit, derisa ka thënë se edhe shumë vite më parë, Semi ka marrë një nga ish të dashurit e Bora Zemanit.
“Kanë pasur diçka të tillë kur kanë qenë adoleshente, kur Semi është lidhur me një ish të Borës, e ndoshta mund ta kenë më të lehtë, por fakti që Bora nuk flet, atëherë kjo është shumë e vështirë”, u shpreh Iva Tiço.