
Tash e një kohë, Seldi Qalliu është duke punuar në këngë të re.
Këngëtari, Seldi Qalliu ka paralajmëruar këngën e re “S’ka dashni”, në bashkëpunim me Keisi Medinin që pritet të lansohet së shpejti, shkruan lajmi.net.
Ai ka postuar një insert të shkurtër të kësaj kënge ku artistët vijnë tejet atraktiv dhe në formë. “Së shpejti, S’ka Dashni”, ka shkruar ai i cili falënderon edhe ekipin me të cilin ka punuar.
Ndryshe, e fundit këngë e lansuar nga Seldi është “Sa Kujtime”, në duet me ish të fejuarën e tij, Mimoza Shkodrën, e nga ana tjetër çifti u ndanë duke mos dhënë ndonjë arsye të plotë.