Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Hoti ka shkruar në llogarinë e vet “Twitter” se sekretari Pompeo e ka uruar për formimin e qeverisë së re.
“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti.