
Alim Rama është zgjedhur sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje duke u bërë një nga më të rëndësishmit në këtë parti.
E sipas pasurisë që ka deklaruar në KQZ si anëtar i VV-së në këtë institucion, Rama del të jetë një pasanik i madh.
Mbi 1 milion e 200 mijë euro i ka të regjistruari Rama – ai është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Këto mjete financiare i ka nëpër banka të ndryshme vendore, por edhe të huaja.
Por pasuria e tij nuk mbaron vetëm me para kesh.
Ai e ka një shtëpi të madhe, dy banesa, dy prona dhe dy vetura, njërin prej tyre me vlerë hiç më pak se 48 mijë euro.
Rama rreth 13 mijë euro pagë vjetore. Ndërkaq pasuritë e deklaruara i ka si të përbashkëta, pa deklaruar që të kujt.