970×90
970×90
970×90
970×90

Sekretari i AKR’së: Nëse Sefaj shkarkohet, ne e braktisim Qeverinë

Sekretari i AKR’së: Nëse Sefaj shkarkohet, ne e braktisim Qeverinë

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka hedhur poshtë pohimet e bëra nga Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të partisë, Behgjet Pacolli, se AKR ka pranuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
“AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj”, ka shkruar Rrahim Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re”, ka theksuar Rrahim Pacolli.

Ai ka paralajmëruar largimin e AKR’së nga Qeveria, nëse Sefaj shkarkohet, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi, ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm.

“I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”, ka deklaruar Rrahim Pacolli. /Express/

Related posts