970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sekretari britanik për dërgimin e trupave: Do ta ruajnë paqen në Kosovë, do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuar

Sekretari britanik për dërgimin e trupave: Do ta ruajnë paqen në Kosovë, do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuar

Sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Rt Hon Grant Shapps, ka njoftuar se 200 forca do t’iu bashkohen forcave aktuale paqëruajtëse në Kosovë.

”Unë e di që ushtarët tanë në Kosovë do të na bëjnë krenarë”, ka thënë ai.

Sekretari britanik i mbrojtjes tha se ka pasur kërkesë urgjente të NATO’s për shtimin e forcave.

”Pas një kërkese urgjente të NATO-s, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë”.

“Në ditët në vijim, qindra burra dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe e di që do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka thënë ai.

Ky shtim i trupave ndërkombëtare në Kosovë vjen pas sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Related posts