Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendit tonë nuk i duhen kompromise të reja me Serbinë.
“Unë mendoj se Kosova i ka bërë kompromiset e veta. Janë kompromise, të cilat janë dhënë me Pakon e Ahtisarit… Keni parasysh formulat, të cilat nuk i gjejmë në asnjë shtet tjetër, për mënyrën e qeverisjes, për praninë e komuniteteve pakicë, për të drejtat e tyre, posaçërisht nëse e marrim komunitetin serb”, ka thënë Sejdiu në intervistën për “Radion Evropa e Lirë”.
Sejdiu ka thënë se për tema të mëdha siç është dialogu me Serbinë duhet të ketë konsensus të spektrit politikë në Kosovë.