970×90
970×90

Sean Penn viziton Ukrainën, gati dokumentari për luftën

Sean Penn viziton Ukrainën, gati dokumentari për luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pritur në një takim aktorin dhe regjisorin e njohur Sean Penn, i cili viziton vendin për herë të dytë, që nga nisja e luftës 4 muaj më parë.

Sean Penn po punon për një dokumentar për luftën në Ukrainë dhe mizoritë e krimeve ruse në këtë vend që pritet të dalë për publikun e gjerë në një kohë të shkurtër.

Zelensky, një aktor në profesion, përpara se t’i bashkohej politikës, e falënderoi Sean Penn për guximin e treguar që ka si synim të njohë botën me të vërtetat e luftës.

“Aktori dhe regjisori Sean Penn po bën një dokumentar për luftën në Ukrainë. Që nga dita e parë e pushtimit ai ishte në Kiev dhe pa me sytë e tij se çfarë është agresioni rus. E gjithë bota së shpejti do të jetë në gjendje të shohë të gjithë të vërtetën për luftën falë filmit të tij. Sean, faleminderit për mbështetjen e shtetit tonë dhe popullit tonë!”, tha Zelensky.

Related posts