970×90
970×90
970×90
970×90

Së shpejti tuneli që do t’i lidhë Pejën me Rozhajen, e bënë të mundur, Pal Lekaj

Së shpejti tuneli që do t’i lidhë Pejën me Rozhajen, e bënë të mundur, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Z, Pal Lekaj, ka realizuar një vizitë në shtetin e Malit të Zi, ku ka takuar homologun e tij, Ministrin, Osman Nurkoviç, me të cilin kanë nënshkruarmarrëveshjen për Transport Ndërkombëtarë të Mallrave dhe Njerëzve. ka bërë të ditur,z, Lekaj përmes një njoftimi në Facebok.

Sot gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Malit të Zi dhe takimit me homologun, Ministrin, Osman Nurkoviç, nënshkruam marrëveshjen për Transport Ndërkombëtarë të Mallrave dhe Njerëzve.

Me Ministrin Nurkovic, pasë diskutimeve për zhvillimet e përgjithshme në të dy vendet tona, me theks të veçantë përsa i përket ministrive që udhëheqim, diskutuam edhe për të ardhmen e projektit të tunelit, që do t’i lidhë Pejën me Rozhajen (i gjatë 7 kilometra) dhe lidhjes përmes Hekurudhave që është një investim kapital, investime këto që sjellin përafrim e integrim të dy shteteve tona në koridore të rëndësishmë të transportit ndërkombëtarë. Ne presim që shumë shpejt të dalim me rezultate konkrete nga ekipet tona tashmë të emruara, përsa i përket këtyre projekteve.

Marrëveshja e cila u konkretizuar sot me vendosjen e nënshkrimeve bashkë me homologun Nurkovic, do të lehtësojë, pajisjen me leje përkatëse, do të kemi levizje me të lirë të transportueseve te të dy vendeve tona, por edhe me vendet e treta, duke i përdorur Kosovën dhe Malin e Zi si vende tranzit.

Nuk mbeti anash, diskutimi dhe dakordimi për largimin e barrierave administrative, siç është taksa për autopërgjegjësinë, taksë kjo e imponuar nga ana e Malit të Zi. Ju mbetet ministrive të linjës të gjejnë modalitetet e duhura që kjo taksë të hiqet sa ma parë.

Related posts