
Punëtorët robotë, të shtëpisë, mund të bëhen realitet brenda një dekade, thonë ekspertët.
Makinat e ngjashme me njerëzit do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të mësuar se si të pastrojnë, rregullojnë dhe madje të përgatisin ushqim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Modelet e para pritet të kushtojnë njësoj si një makinë familjare – nga rreth 20,000 deri në 50,000 euro.
Inxhinierët në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts besojnë se makinat humanoide do të kishin kuptim pasi “shtëpitë janë ndërtuar dhe rregulluar rreth trupit të njeriut”.
Shkencëtari kompjuterik Prof Pulkit Agrawal tha: “Për sa i përket gjërave për të bërë, mund të jetë kontrollimi i dyerve të kyçura, marrja e një gazete, vendosja e rrobave brenda dhe jashtë makinës për pastrim”.
“Mund të jetë rregullimi i gjërave në kuzhinë dhe dhomën e gjumit, vendosja e gjërave në një makinë larëse enësh – ndoshta edhe copëtimi i perimeve”.
“Mendoj se kjo mund të jetë e disponueshme në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”.
Ekipet në institutin amerikan po punojnë tashmë për gishtat e ndjeshëm ndaj presionit, në mënyrë që robotët të mund të “ndiejnë” forcën që aplikojnë dhe të mos shtypin gjithçka që kapin.
Ata po zhvillojnë gjithashtu “trurin e inteligjencës artificiale” që përshtatet me mënyra të ndryshme të kryerjes së punëve në situata të ndryshme, si lënia e pjatave në vende të ndryshme