
Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, përflitet gjithnjë për daljet e saj në rrjetet sociale.
Fotografi e fundit që ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram, i mahniti sërish mijëra ndjekësit e saj.
Ajo u shfaq mjaft atraktive e veshur me një fustan me ngjyra të lehta, i cili vinte në pah figurën e saj trupore.Lexo po ashtu:
“Preferoj të shoh me sy mbyllur”, ka shkruar Nora në Instagram, teksa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e shumtë.
Përndryshe, më datë 19 prill, ajo do të sjellë bashkëpunimin më të ri me motrën e saj Erën, këngën e titulluar “Nuk e di”.