970×90
970×90
970×90
970×90

Scott: Ndoshta këtë vit do të ketë kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Scott: Ndoshta këtë vit do të ketë kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shprehu besimin se kompromisi do të arrihet brenda këtij viti.

Ai këto komente i bëri gjatë një interviste në televizionin publik serb.

Me Art Motion mund të merrni pako me 150 kanale HD dhe internet 20Mbps për vetëm 9.99 Euro

“Kjo është arsyeja pse ky dialog është aq i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Mendoj se dialogu duhet të hyjë në një fazë më intensive dhe shpresoj se do të ketë një kompromis brenda këtij viti”, tha Scott, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të inkurajojnë Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një kompromis si “pjesë e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara” dhe theksoi se nuk e konsideron se kompromisi është një fjalë e shëmtuar, por se kompromiset janë shtyllë të politikave të jashtme.

Related posts