Familjarët, miqtë e kolegët e aktorit të ‘O sa mirë’ po ndjen dhembje të madhe për ikjen e hershme të tij.
Aktori, Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në një veturë në fshatin Goden të Gjakovës. Dyshimet para thonë se ka të bëjë me vetëvrasje.
Kanë qenë të shumta reagimet e kolegëve të “O sa mirë” në rrjete sociale. Edhe ‘Sasa’ e “O sa mirë”, Ardiana Matoshi ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Herët na la Arti”.
Ndërkohë, Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin.